0Sportistja ruse Maria Sharapova doli në gjysmëfinalen e French Open të tenisit. Sot ajo në kortin parizian mundi tenisten gjermane Andrea Petkoviç me rezultatin e seteve: 6:0; 6:3. Për të siguruar daljen në finale Sharapovës do ti duhet të masë forcat me kinezen Li Na, e cila mundi sportisten nga Bjellorusia Viktoria Azarenko.