Zëri i Rusisë Gjyqi ndaj ish Presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak dhe djemve të tij Alaa dhe Gamal do të fillojë më 3 gusht në Kairo, njofton Agjencia informative egjiptiane MENA. Ish Presidentin dhe bijtë e tij i akuzojnë për korrupsion dhe shpërdorim të pozitës zyrtare me qëllim pasurimin personal. Gamal Mubarak ka qenë Kryetar i Komitetit Politik të partisë drejtuese në vend. Nuk përjashtohej edhe mundësia e paraqitjes së kandidaturës së tij në zgjedhjet presidenciale. Alaa Mubarak nuk merrej me politikë, por ishte i njohur si biznesmen i madh. Ata të dy zinin poste të larta në kompantë e huaja dhe egjiptiane.