0Kryeministri Vladimir Putin morri pjesë sot në hapjen e Qendrës Federale Kliniko-Shkencore të Hematologjisë pediatrike, Onkologjisë dhe Imunologjisë. Në ceremoninë e inaugurimit të Klinikës ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve kryesore mjekësore ruse dhe të huaja të sferës së Onkologjisë. Kryeministri falenderoi specialistët e huaj për ndihmën e dhënë në ndërtimin e Qendrës. Në kompleksin e ndërtuar me mjetet shtetërore buxhetore të Federatës Ruse dhe të pajisur me aparaturat më moderne bashkëkohore do të mund të kurohen njëkohësisht deri në 400 fëmijë. Theksi i veçantë në veprimtarinë kurative të Qendrës do të vihet mbi transplantimin e palcës së kockave.