Shkarko audiofailin

Ratko Mlladiç, ish Lideri i serbëve boshnjakë, tashmë që të premten, më 3 qershor, do të paraqitet përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Në vigjilje, mbrëmë, autoritet e Serbisë e ekstraduan gjeneralin në Holandë. Gjykata serbe nuk i pranoi argumentet e mbrojtjes në lidhje me shtyrjen e afatit të dëbimit të Mlladiçit për shkak të gjendjes së tij problematike shëndetësore.

I arrestuari Ratko Mlladiç nuk e pranon veten fajtor dhe shprehet se nuk e njeh, nuk e merr në konsideratë juridiksionin e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, thotë bashkëpunëtorja shkencore e Qendrës për Studimin e krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Irina Onufrieva: “- Tashmë flitet që prej kohësh mbi mbylljen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, meqenëse ajo është gjykatë e orientuar kryesisht kundër serbëve. Akuzat që i inkriminohen gjeneral Mlladiçit janë të diskutueshme. Në Institutin tonë disa vjet më parë u mbajt një konferencë me pjesëmarrjen e patologëve autopsistë, juristëve, mjekëve. Dhe siç tregojnë studimet, nuk ka patur në realitet vrasje të një numri kaq të madh njerëzish dhe gjenocid me përmasa të tilla drastike, për të cilat akuzojnë Mlladiçin”, - tha Irina Onufrieva.

Për gjithë vitet e ekzistencës së Gjykatës së Hagës janë zhvilluar procese gjyqësore ndaj 8 shqiptarëve kosovarë, 7 myslimanëve boshnjakë, 33 kroatëve dhe 92 serbëve. Dhe pikërisht serbëve u janë dhënë gjithmonë nga kjo Gjykatë afate maksimale burgimi. Por problemi nuk qëndron vetëm tek shifrat e sipërpërmendura. Arrestimi i Liderit të serbëve boshnjakë është, përveç të tjerash, edhe politikë e madhe, thotë Irina Onufrieva. “- Faktikisht me Serbinë po luajnë politikën e “kulaçit dhe kërbaçit”. Mbi të është ushtruar presion, asaj iu premtua anëtarësimi i shpejtë në BE. Dhe si monedhë këmbimi ka shërbyer shpesh herë gjenerali Ratko Mlladiç. Por kjo nuk do të thotë aspak se me dorëzimin e gjeneralit do të gjejnë mishërim në jetë të gjitha shpresat e qeverisë serbe dhe autoriteteve të Serbisë. Ka shumë mundësi që kjo të jetë një lojë e radhës e forcave perëndimore”, - konkludon Irina Onufrieva.

0Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka kërkuar me këmbëngulje plot 16 vjet nga autoritetet serbe arrestimin dhe dorëzimin e Mlladiçit, të cilin e akuzon për gjenocid, shkelje të ligjeve dhe zakoneve të zhvillimit të luftës. Ndërsa nen kryesor në aktakuzën e tij mbeten ngjarjet e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Atëhere në këtë enklavë myslimane të Bosnjës u vranë deri në 8 mijë veta. Këtë fakt serbët nuk e mohojnë, por njëkohësisht kujtojnë: se përpara kësaj ngjarjeje boshnjakët therën me thika të mëdha gati 2 mijë serbë në fshatrat përreth Srebrenicës. Dhe e pat drejtuar këtë masakër, asgjësim të banorëve serbë komandanti boshnjak Naser Oriç, të cilit Gjykata e Hagës i dha pafajësinë.

Svetllana Andrejeva