Rusia do të zhvillojë aktivisht sistemin e vet satelitor GLONASS në tregun e huaj të teknologjive të navigacionit. Për këtë deklaroi Nënkryeministri Sergei Ivanov në Moskë në forumin ndërkombëtar për problemet e navigimit. Sipas fjalëve të tij, prodhuesit kryesorë botërorë filluan të prodhonin chip-a, që përdorin paralelisht sitemin GLONASS rus dhe amerikan GPS. Aksesi tek sinjali i navigimit GLONASS do të jetë falas në gjithë botën, u shpreh Ivanov. Sipas mendimit të tij, mundësitë e GLONASS mund të përdoren gjerësisht gjatë kontrollit të ngarkesave civile dhe të transportit të pasagjerëve, si dhe në ndërtimin e rrugëve.