NATO dhe partnerët e koalicionit vendosën të zgjasin operacionin në Libi edhe për 90 ditë, njoftoi sot Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Andres Gogh Rasmussen. Ai deklaroi për vendosmërinë e koalicionit të mosdobësimit e përpjekjeve për realizimin e mandatit të OKB-së dhe mbrojtjes së popullit të Libisë. Operacionin, drejtimin e të cilit e realizon NATO, filloi në mars. Siç njoftoi të martën përfaqësuesi i qeverisë së Libisë Musa Ibragim, që nga fillimi i kësaj fushate në vend viktima të bombardimeve natoviane janë bërë më shumë se 700 veta-kryesisht banorë paqësorë. Më shumë se 4 mijë të tjerë janë dëmtuar.