Shkarko audiofailin

Midis temave të diskutimeve të zhvilluara gjatë 4 ditëve në qytetin bullgar Varna, në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, një ndër më kryesoret u bë çështja e bashkëveprimit me Rusinë në kundërshtimin e rreziqeve bashkëkohore që i kërcënohen sigurisë ndërkombëtare. Dhe në këtë platformë u shtrua për diskutim, në radhë të parë, problemi i bashkëpunimit në procesin e krijimit të sistemit evropian të mbrojtjes antiraketë.

Për të qenë të drejtë duhet të pranojmë në këtë rast, se fjalë mbi gatishmërinë për partneritet me Rusinë, po ashtu si dhe garanci të asaj se mburoja antiraketë që po krijohet në kontinentin evropian nuk kërcënon në kurrfarë mënyre Rusinë, u shprehën me bollëk të madh. “Sistemi do të jetë më efektiv në qoftë se ne do të punojmë së bashku me Rusinë”, - deklaroi nga tribuna e forumit Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Andres Fogh Rasmussen, i cili e ftoi Rusinë “të marrë pjesë” në procesin e krijimit të sistemit të mbrojtjes natoviane antiraketë në Evropë.

Ndërsa përsa i përket rezultateve konkrete, tani për tani gjithçka mbetet në vend-numëro, pa asnjë ndryshim. I vetmi propozim praktik që u bë atje mund të quhet ideja e shprehur nga Rasmussen mbi mundësinë e krijimit së bashku me Rusinë të qendrave operative për shkëmbimin e informacionit. Vërtet, tani për tani kihet ndërmend vetëm “studimi” i këtij propozimi.

Sipas pikëpamjes së Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, varianti më optimal do të ishte krijimi i një sistemi të unikuar informacioni. Po ashtu si dhe sistemit të unifikuar të mbrojtjes antiraketë. Përsa i përket ftesës për bashkëpunim, në lidhje me të Rogozin vuri në dukje, se “ne nuk arrijmë të kuptojmë se ku jemi ftuar”. Sepse fjalë bëhet, sqaroi ai, mbi krijimin e 2 sistemeve të veçanta - atij amerikan në truallin evropian dhe rus. Projekti amerikano-evropian ka për qëllim mbrojtjen nga kërcënimet që mund të vijnë nga ana e Lindjes së Mesme, por nuk dihet se për ç’arsye po zhvillohet ai në veri të Evropës, ndërkohë që është i aftë, sipas fjalëve të Përfaqësuesit të Përhershëm të Rusisë pranë NATO-s, “të përfshijë” objektivat deri në Ural. Gjatë kësaj, shtoi Dimitri Rogozin, Rusia nuk i ka kërkuar NATO-s që kjo e fundit të garantojë sigurinë e saj.

0Temën në fjalë e vazhdon Zëvendës drejtori i Institutit rus të Analizës Politike dhe Ushtarake Aleksandër Hramçihin (Alexander Khramchikhin): “- Unë nuk vërej kurrfarë perspektivash, në qoftë se realisht pozitat rezultojnë diametralisht të kundërta. Kompromisi i vetëm që mund të imagjinoj unë është arritja e shkëmbimit të informacionit. Tjetër rezultat është, vërtet, vështirë të imagjinohet. Ose duhet të arrihet atëhere një nivel krejtësisht tjetër i besimit të ndërsjelltë, i cili as që vërehet fare aktualisht në horizont”, - u shpreh Aleksandër Hramçihin.

Oleg Severgin