Në festivalin ndërkombëtar “Intermuze-2011”, që u hap më 3 qershor në Moskë, do të marrin pjesë më shumë se 170 muzenj nga Rusia, Europa dhe Korea e Jugut. Në kuadrin e festivalit është parashikuar të organizohet një program konkursi i madh. Në të janë përfshirë gara profesionale të punonjësve të muzenjve, për shembull: “Ruajtja si art”, “Eksponati në fukosim. Shikim i ri mbi koleksionin e vjetër”. Gjithsej janë planifikuar më shumë se 70 aksione, në të cilat do të diskutohen problemet aktuale të zhvillimit të kulturës bashkëkohore.