Rusia dhe BE deri në fund të vitit do të zhvillojnë teste të përbashkët stresi në objektet e energjisë atomike. Për këtë njoftoi sot Kreu i Shërbimit Federal të ekologjisë, teknologjisë dhe kontrollit bërthamor (Rostehnadzor). Sipas fjalëve të tij, testet për stres do të përfshijnë provat për avari në elektrostacionet atomikë, si dhe modelimin e mundshëm të veprimeve për likuidimin e situatave të jashtëzakonshme. Në veçanti, do të përpunohen skenarë të tillë, si ngrohja e stacioneve dhe rrjedhja e lartë e hidrogjenit.