Heqja dorë e vendeve të zhvilluara nga energjia atomike është në leverdi të “Gazpromit” rus, konstaton botimi “Независимая газета” (“Nezavisimaja gazeta”). Analistët e huaj dhe ata rusë supozojnë, se aktualisht burim kryesor i energjisë për europianët do të jetë pikërisht gazi. Pasi nga nafta europianët planifikojnë gjithashtu gradualisht të heqin dorë, kurse burimet që kanë filluar të rifunksionojnë janë akoma shumë të shtrenjtë. Ekspertët e anketuar nga botimi “Независимая газета” (“Nezavisimaja gazeta”) janë të një mendimi, se Europa pa gazin rus nuk mund të bëjë dot. Sigurisht, konkurenca do të rritet. Në rolin e furnizuesve seriozë pretendojnë Norvegjia, Algjeria, Holanda dhe veçanërisht Katari. Por, siç njoftuan për gazetën në “Gazprom”, kompania synon të rrisë vëllimet e nxjerrjes së gazit.

Llukashenko e goditi krizën me disiplinë, shkruan botimi “Независимая газета” (“Nezavisimaja gazeta”). Në vend të reformave tregtare Presidenti Aleksandër Llukashenko për popullin e vet ngriu çmimet e ushqimeve. Se ku do të sjellë ngrirja e çmimeve, nuk është vështirë ta kuptosh. Drejtori i Shoqatës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Sergei Balikin u shpreh, se autoritetet me rregullimin e çmimeve bënë një gabim të radhës. “Disa mallra thjesht do të zhduken. Çmimet e mallrave të tjerë vetëm mund të rriten. Do të rritet niveli i korrupsionit, tregut të zi”.

Mysafirë të botimit “Российская газета” ishin partnerët e projektit Russia Beyond the Headlines. Këto janë shtojca ndërkombëtare të këtij botimi në gjuhë të ndryshme. Ky projekt startoi në vitin 2007. Aktualisht shtojca të tilla publikohen në 15 botime të huaja. Lara McCoy, redaktore e versionit amerikan të site-t Russia Beyond the Headlines, pranon, se në SHBA-s shumë prej këtyre shtojcave, i konsiderojnë propagandë ose reklamë. Por në qoftë, se gjejnë kohë të shfletosin shtojcën, kuptojnë, se ne në të vërtetë merremi me gazetari. Ne nuk shkruajmë lajme pozitive, por pasqyrojmë pikëpamjen ruse për gjëra të ndryshme. Kështu, në site është krijuar programi javor “Vija e kuqe”, e cila vjen nga radio “Zëri i Rusisë”. Çdo herë atje bëhen vlerësime të peshuara mjaft mirë për atë çka po ndodh në SHBA-s dhe tërheqin ekspertë të tillë, të cilët nuk i dëgjon kurrë në mjetet amerikane të informimit masiv.