Kryeministri i Federatës Ruse i konsideron të drejta shpenzimet e Rusisë për proceset integrues në hapësirën postsovjetike. Në intervistën e vet dhënë për revistën “VIP-Kryeministër” ai nuk ra dakort me atë, se për Rusinë kjo është barrë e rëndë. Kryeministri përmendi, se Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP) gjatë 20 vjetësh të ekzistencës së vet ka luajtur rol historik në mbështetjen e stabilitetit gjeopolitik. Vendet e Bashkësisë për njëri-tjetrin janë burim investimesh dhe inovacionesh, forcash pune dhe intelektuale.  Në hapësirën postsovjetike u shfaqën dhe formate të reja bashkëveprimi-Organizata e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), Bashkimi Doganor, Hapësira Unike Ekonomike, të cilat do të zgjerohen në saje të tërheqjes së pjesëmarrësve të rinj.