Dimitri Medvediev përshëndeti pjesëmarrësit e aktiviteteve festuese, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve. Në telegramin e vet, teksti i të cilit është vendosur në site-n e Kremlinit, ai thekson, se në Rusinë bashkëkohore po bëhet shumë, që të gjithë fëmijët të rriten të shëndetshëm, të mund të zbulojnë talentin dhe aftësitë e veta, të kenë suksese në studime, art, sport. Vëmendje e veçantë u kushtohet fëmijëve, që ndodhen në situata të vështira jetësore, theksoi Presidenti. Ai u uroi pjesëmarrësve të rinj të festës fat, humor të mirë dhe pushim të mbarë gjatë pushimeve verore.