Në studimin, bërë nga organizata ndërkombëtare “Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve”, vihet në dukje, se Rusia tashmë është vend më i sigurt për punën e gazetarëve. Sipas të dhënave të kësaj organizate, për herë të parë pas 11 vjetësh, vitin e kaluar në vend nuk u vra asnjë përfaqësues shtypi për shkak të veprimtarisë profesionale. Rusia ka përmirësuar pozitat e veta edhe për zbulimin e krimeve të këtij lloji.