Moska dhe Petersburgu hynë në listën parashikuese të 600 qyteteve kryesorë të botës, që do të kryesojnë në vitin 2025. Atë e publikoi kompania ndërkombëtare “McKinsey Global Instituti”. Sipas vlerësimeve të tij, në këto qytete do të përqëndrohen 60 % e pasurisë botërore, kurse qytetarët e tyre deri në vitin 2025 do të përbëjnë ¼ e popullsisë së planetit. Në listë gjithashtu janë përfshirë Krasnojarsku, Tjumen dhe Ekaterinburgu. Ekspertët mendojnë, se qytetet ruse do të zhvillohen edhe më tej në saj të teknologjive inovatore.