Siç njoftuan në Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) të Federatës Ruse, dy javët e fundit në vend është reduktuar numri i zjarreve dhe sipërfaqja e tyre. Dy ditët e fundit lindën 150 vatra të reja zjarri me sipërfaqe më shumë se 4,7 mijë hektarë, janë shuar 147 vatra të tjera. Aktualisht në rajonet ruse ekzistojnë 153 vatra zjarri, sipërfaqja e tyre përbën më shumë se 200 hektarë.