“Viti i shkëmbimeve të ndërsjellta” kulturore dhe gjuhësore ruso-italian mundëson forcimin e lidhjeve dypalëshe. Një mendim të tillë shprehu sot Ambasadori i Federatës Ruse në Itali Aleksei Meshkov. Në veçanti ai vuri në dukje, se Italia është një nga partnerët prioritarë ekonomiko-tregtar për Federatën Ruse. Qarkullimi i mallrave midis dy vendeve për vitin 2010 ishte gati 37 miliardë dollarë. Italinë e vizitojnë shumë turistët rusë, numri i të cilëve vitin e kaluar u rrit me 1/3 dhe përbëri rreth 400 mijë veta. Në kuadrin e “Vitit të shkëmbimeve të ndërsjellta” zhvillohen aktivisht kontaktet ndëruniversitare dhe ato rinore, theksoi diplomati.