Ecuria e dislokimit të sistemeve amerikane të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në vende të caktuara europiane është e domosdoshme të ngrijë, deklaroi Kryetari i komitetit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. “Këto sisteme nuk kërcënojnë Rusinë, sepse ato janë kundër armatimeve konkrete-raketave me rreze të vogël dhe të mesme veprimi, që në Rusi nuk ekzistojnë, por veprime të tilla minojnë procesin e forcimit të besimit midis Rusisë dhe SHBA-s, Rusisë dhe NATO-s”, u shpreh Kosaçov.