Si dhe në vende të tjetra, më 1 qershor në Rusi kremtohet Dita Ndërkombëtare e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo u themelua në vitin 1949 me iniciativë të Federatës Demokratike të femrave me qëllim tërheqjen e vëmnedjes ndaj fëmijëve dhe domosdoshmërinë e respektimit të të gjitha të drejtave. Në Rusi këtë ditë vëmendje e madhe u kushtohet fëmijëve jetimë, invalidëve, familjeve me të ardhura modeste dhe ato me shumë fëmijë. Për ta organizohen festa, jepen dhurata, koncerte, organizohen aksione bamirëse, ekskursione dhe gaza sportive.