Edhe një turiste tjetër nga grupi, që u helmua me alkool jocilësor në Turqi, vdiq në një spital moskovit. Kështu, numri i përgjithshëm i turistëve rusë që vdiqën nga helmimi arriti në 3 veta. Marina Shevelova, e datëlindjes 1989, u kthye vet nga Turqia për në Moskë, ku u shtrua në spital. Para kësaj, dy turiste të tjera ruse vdiqën në spitalet e Antalias dhe Bodrumit. Shëtitja me anije, që përfundoi në tragjedi, u organizua nga një kompani private në Bodrum më 26-27 maj. Simptoma të helmimit të rëndë patën 20 veta.