Në Rusi ekziston tradita e hershme e pirjes së çajit me samovar.

Në kohërat e moçme me qëllim që të zienin ujin për çaj ishte e nevojshme të respektohej një ritual i komplikuar, i cili quhet “vënia e samovarit”. Në një tub të veçantë, që shërbente si ngrohës, vendoseshin copëza qymyri. Më pas vijonte një spektakël i tërë, kur qafën e çizmes e vishnin në tub dhe duke e lëvizuar pastaj çizmen në drejtim vertikal frynin thëngjijtë e ndezur të qymyrit. Meqë ra fjala, në kohën e vizitës së parë në Rusi të Presidentit të SHBA Barack Omaba, Kryeministri rus Vladimir Putin përgatiti për mysafirin e lartë një gosti në stilin rus dhe atëhere i frynë zjarrit të samovarit pikërisht me anë të çizmes, si në kohërat e moçme.

Traditën kombëtare të pirjes së çajit e ruajnë me përkushtim e kujdes të veçantë në qytetin e vjetër rus pranë Vollgës - Gorodec. Atje ndodhet muzeu më i madh i samovarëve në Rusi. Eksponatet e tij numërojnë disa qindra - një mbretëri e tërë samovarësh!

S’di ku ti hedhësh sytë më parë kur shikon vitrinat e mbushura me këto eksponate të mrekullueshme. E ç’samovarë nuk janë ekspozuar në to! Ka samovarë bakri, prej aliazhi zink-nikel-bakër (German silver), argjendi, në formë vezake, sferike, kungulli, kupe. Figuron midis eksponateve edhe “samovari-merimangë”, i cili është quajtur kështu për shkak të këmbëve të tij të holla e të çuditshme. Ose “samovari Don Juan” - madhështor, i bukur e me kapelëz të zbukuruar me lajle e lule - i cili qëndron me duar në ijë. “Samovari-ushtar”, përkundrazi, duart i ka të vendosura si në qëndrimin “Gati-tu!” - ushtarak i vërtetë. Dallohen bukuroshët barkalecë edhe përkatësisht vëllimit, nxënësisë së vet, tregon Drejtoresha e muzeut Natalia Semisotova: “- Samovarët-egoistë” janë samovarët më të vegjël, të llogaritur për 75 ml ujë. Më i madhi është samovari i bujtinës (hanit) me nxënësi 53 litra. Ka midis eksponateve edhe “samovarë kokë-më-kokë ("samovarët tête-à-tête") vetëm për 2 gota çaji dhe“samovarë kokë-më-kokë” me dy rubineta. Por ka edhe samovarë me tre rubineta, të cilin mund ta shihni vetëm në muzeun tonë. Ja, pra, një shumëllojshmëri të tillë samovarësh ka ai. Ruhen në këtë muze edhe samovarë që përdoren për rrugë, për marshime dhe samovarë ushtarakë”, - tha Drejtoresha e muzeut Natalia Semisotova.

Midis 400 eksponateve nuk gjen dot dy të ngjashëm. Ndërkohë që duhet thënë se të gjithë ata janë në gjendje pune: mund ti marrësh e të përgatisësh ujin për çaj e ta pish atë për shtatë palë qejfe. Samovarët më të vjetër i kthejnë vizitorët mbrapa në thellësitë e shekujve, në periudhën e sundimit të Carit Pjetri i Madh, thotë Natalia Semisotova. “- Pikërisht në atë kohë samovari fillon të marrë karakteristika strukturore, të cilat na japin të drejtën e plotë të konformojmë se ai është shpikja jonë kombëtare. Ky është samovari rus. Ndërsa paraardhësit e samovarit, sigurisht, që kanë ekzistuar: ndër to mund të përmendim çajnikët me tub për vendosjen e copave të qymyrit brenda tij, edhe të ashtuquajturat kuzhina bakri, - vazhdon Drejtoresha e muzeut. Kuzhina e bakrit paraqet në vetvete po të njëjtën pajisje, që punon mbi bazë të parimit të ngrohjes së brendshme. Ajo është e ndarë nga brenda në dy pjesë (compartments). Supa me lakër arme dhe çorba gatuheshin njëkohësisht mbi të. Meqë ra fjala, pikërisht këta lloj samovarësh dhe shërbyen si prototip i kuzhinave fushore ushtarake, ku vepron po ai parim i kuzhinës-samovar”, - tha Drejtoresha e muzeut Natalia Semisotova.

0Këtë koleksion unikal samovarësh e mblodhi banori vendas i qytezës Gorodec Nikollai Poliakov. Në muzeun e sipërpërmendur është paraqitur vetëm gjysma e tij: ndërkohë që në këtë koleksion figurojnë më tepër se 800 samovarë.