0Sot në mbarë botën kremtohet Dita Pa Duhan. Ajo i dedikohet përvjetorit të miratimit në vitin 2003 të Konventës së Kombeve të Bashkuara në Kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Rusia u bashkua me këtë dokument në vitin 2008, duke marrë mbi vete obligimet për krijimin dhe financimin e mekanizmave për luftën kundër këtij vesi të dëmshëm. Pirja e duhanit është një ndër shkaqet kryesore të krizave të zemrës (attacco cardiaco), insulteve (ictus) dhe kancerit. Sipas parashikimeve të OBSH, në vitin 2011 sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit do të çojnë në vdekjen e gati 6 milionë njerëzve, 10% nga të cilët janë duhanpirësit pasivë.