Rusia ndaloi importin e perimeve të freskëta nga Spanja dhe Gjermania. Shkaku i kësaj mase është shpërthimi i infeksionit, i cili shkakton çrregullime të rënda gastro-intestinale në organizmin e njeriut.

1.200 veta tashmë janë shtruar në spitale në Gjermani. Ata u helmuan prej trangujve që, siç presupozohet, eksportohen nga Spanja. Bëhet e ditur, si të paktën, për 11 raste me përfundim letal. Të prekur nga ky infeksion janë evidentuar gjithashtu në Suedi, Danimarkë, Holandë dhe Britaninë e Madhe.

Ndërkohë mjekët dhe shkencëtarët po luftojnë për zbulimin e misterit: përse shpesh herë i pranishëm në zorrët e njerëzve dhe kafshëve me gjak të ngrohtë bacili Escherichia coli, i cili konsiderohej deri kohët e fundit si relativisht i padëmshëm, ndryshoi vetitë e veta? Më parë ai edhe në qoftë se shkaktonte çrregullime të zorrëve, ndodhte kjo kryesisht tek fëmijët e vegjël. Tani nga ky bacil vuajnë kryesisht të rriturit, dhe duhet thënë ndërkohë, më shumë femrat se sa meshkujt. Sëmundja zhvillohet me shpejtësi dhe në mënyrë atipike për helmim e zakonshëm të zorrëve, i tregoi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Sekretari i shtypit i Shërbimi Federal për Monitorimin Veterinar dhe Fitosanitar të Rusisë “Rosselhoznadzor” Aleksei Aleksejenko: “- Bacili Escherichia coli shkakton gjakderdhje gastro-intestinale dhe ndryshe nga bacili i zakonshëm i zorrëve është tejet i rrezikshëm për njeriun. I gjithë problemi konsiston në atë, se simptomat e para mund të shfaqen jo menjëherë pas kontaktit me bacilin, por brenda 10 ditëve. Dhe pikërisht kjo rrethanë e komplikon kurimin e saj. Përveç kësaj, mjekët kanë arritur në përfundimin se bacili doli rezistent ndaj shumicës së antibiotikëve”, - tha Aleksei Aleksejenko.

0Deri tani specialistët nuk kanë arritur të zbulojnë se si u gjend bacili në perimet. Zakonisht ai përhapet në lloje të ndryshme mishi dhe peshku, ndërsa për kulturat e kultivuara kjo është gjë fort e rrallë. Sipas mendimit të Drejtueses së Shoqatës Kombëtare të Sigurisë Gjenetike Elena Sharoikina, shkak i kësaj janë plehrat organike. Bashkimi Evropian tani për tani nuk ka asgjë për të thënë. Spanja ka mbyllur tashmë 2 serra, prej nga ku pjesa më e madhe e trangujve eksportohet në Gjermani. Ndërkohë Spanja akuzoi BE për pandershmëri - dëmi që iu shkaktua reputacionit të vendit si prodhues bujqësor është jashtëzakonisht i madh, ndërsa fakte që të konfirmojnë, të mbështesin akuzat në përhapjen e infeksionit nuk ka.

Inessa Frollova