0Federata Ruse dhe SHBA aktivizuan bashkëveprimin në luftën kundër trafikimit të drogës dhe terrorizmit, thuhet në raportin e përbashkët të publikuar sot të koordinatorëve të Komisionit presidencial dypalësh. Si rezultat, vihet në dukje në këtë dokument, vitin e kaluar në Afganistan u konfiskua më tepër se 1 ton heroinë dhe u likuiduan rrjetet që merreshin me trafikimin e saj. Përveç kësaj, palët po ndërmarrin “përpjekje të përbashkëta për kundërshtimin e rreziqeve kërcënuese terroriste në rrjetet e transportit si dhe për ndjekjen penale të personave të dyshuar për ushtrim veprimtarie terroriste dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, - theksot në raportin e sipërpërmendur.