Në Moskë i dhanë lamtumirën e fundit Sergei Bagapsh, Presidentit të Abkhazisë. Ai ndërroi jetë më 29 maj në moshën 63-vjeçare, disa ditë pas operacionit që iu bë në mushkëri. Në funeralin publik morrën pjesë politikanë të autoritetshëm, figura publike të Rusisë dhe Abkhazisë, shokë e miq, njerëz që e njihnin dhe e respektonin Udhëheqësin e nderuar të Abkhazisë. Për ti bërë nderimet e fundit të ndjerit erdhi edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Ai i shprehu ngushëllimet e veta të sinqerta të vesë së Presidentit të Abkazisë Sergei Bagapsh - Marina Bagapsh.

Sergei Bagapsh ishte Presidenti i dytë i Abkhazisë. Ai e ka drejtuar vendin që nga viti 2005. Në janar të këtij viti ai u rizgjodh në këtë post për mandat të dytë. Me emrin e tij janë të lidhur hapat e parë të Abkhazisë si subjekt sovran i së drejtës ndërkombëtare. Ja se ç’tha në lidhje me këtë Sergei Shamba, Kryeministri i Abkhazisë: “- Rezultati më i rëndësishëm i veprimtarisë së tij politike është nënshkrimi i Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke me Federatën Ruse. Ai u bë rezultat përfundimtar i luftës së gjatë të popullit tonë për pavarësi. Ai pati fatin e madh ta bëjë realitet këtë ëndërr shekullore të popullit tonë. Dhe pikërisht për këtë arsye ai do të mbetet përjetësisht në kujtesën e popullit abkhazian si njeriu që i solli pavarësinë e shumëpritur Abkhazisë”, - tha Sergei Shamba.

Një kontribut jashtëzakonisht të madh Sergei Bagapsh dha edhe në zgjidhjen e problemeve të brendshme, mendon Eugjeni Minçenko, Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Ekspertizës Politike. “- Unë mendoj se ai arriti të krijojë balancën e forcave brenda Abkhazisë. Pavarësisht nga përmasat e veta jo fort të mëdha, ky vend, në përgjithësi, është i përçarë në mënyrë mjaft serioze. Atje ekziston një numër i madh grupesh të klaneve të ndryshme, të cilat kanë interesat e veta. Ai arriti ti balancojë këto interesa. Unë mendoj, se rezultat kryesor i drejtimit të Sergei Bagapsh është ai, se kushdo që të bëhet që këtej e tutje president i këtij vendi, çështja mbi mohimin e pavarësisë së Abkhazisë nuk do të shtrohet asnjëherë”, - tha Eugjeni Minçenko.

Dhe nuk do të jetë kurrë e vlefshme ajo, pavarësisht nga tentativat aktive të regjimit aktual gjeorgjian dhe mbështetësve të tij për të vënë në dyshim, për të sfiduar sovranitetin e Abkhazisë. Por vetë abkhazianëve do tu duhet ende të perceptojnë përmasat e punëve të dobishme të Sergei Bagapshit.

0Presidenti i Abkhazisë Sergei Bagapsh do të varroset në vendlindjen e vet - në Abkhazi më 2 qershor. Në ceremoninë funerale do të marrin pjesë delegacionet përfaqësuese të një sërë vendeve. 31 maji, 1 dhe 2 qershori janë shpallur Ditë Zie në Abkhazi.

Eugjeni Krishkin