Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nga 1-2 qershor do të vizitojë Romën me një vizitë pune me ftesë të Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano. Siç njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit, Medvediev do të marrë pjesë në aktivitetet kushtuar 150 vjetorit të formimit të shtetit unik italian. Përveç kësaj, gjatë vizitës do të zhvillohen negociata të Presidentit rus me homologun e vet italian Giorgio Napolitano dhe Kryetarin e Këshillit të ministrave të Italisë Silvio Berluskoni.