Federata e Patinazhit Artistik të Rusisë i dërgoi një kërkesë zyrtare Bashkimit Ndërkombëtar të patinatorëve për heqjen e sanksioneve ndaj Eugjeni Plushenkos, të mënjanuar nga garat zyrtare nën egidën e organizatës ndërkombëtare. Bashkimi Ndërkombëtar i patinatorëve në qershor të vitit 2010 e ndaloi patinatorin rus të merrte pjesë në gara për shkak të shkeljes së rregullave të debutimit në shfaqjet komerciale në akull. Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të Federatës së Patinazhit Artistik të Rusisë më 19 maj të vitit 2011 u shqyrtua kërkesa e Plushenkos për heqjen e sanksioneve ndaj tij. Federata i dërgoi një kërkesë zyrtare këshillit të Bashkimit Ndërkombëtar të patinatorëve. Mbledhja e afërt e këshillit të Bashkimit Ndërkombëtar të patinatorëve, në të cilin ka mundësi shqyrtimi i kërkesës zyrtare të palës ruse, është planifikuar për në 9 qershor.