Michael Anthony McFaul do të jetë Ambasadori i ri i SHBA-s në Moskë, shkruan gazeta “Комсомольская правда” (“Komsomolskaja pravda”). Sipas mendimit të botimit, Presidenti i SHBA-s Barack Obama do të dërgojë në Rusi këshilltarin e vet, që të garantojë zhvillimin e sigurt të marrëdhënieve ruso-amerikane në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012. Sipas mendimit të ekspertëve, duke emëruar ambasador në Moskë një person nga rrethi i vet i ngushtë, lideri amerikan demonstron vendosmëri për ti vendosur marrëdhëniet me Rusinë në qendër të politikës së tij të jashtme.

Presidenti Aleksandër Llukashenko bëri thirrje për ti dëbuar mjetet ruse të informimit masiv nga Bjellorusia, shkruajnë gazetat. Si përgjigje ndaj kësaj Moska deklaroi, se Minsku nuk do të marrë kredinë e shumëpritur nga Fondi Stabilizues i EvrAzES-it. Shprehjet e Llukashenkos shkaktuan keqardhje të thellë edhe në dikasterin rus të politikës së jashtme. “Российская газета” (“Rossijskaja gazeta”) shkruan, se vet Llukashenko nxiton ti qetësojë bjellorusët. Nga ekranet e televizorit Presidenti përpiqet ti bindë qytetarët të mos frikësohen dhe të mos bëjnë skandale në shtëpitë e tyre. Pasi qeveria është në gjendje ti sigurojë popullsisë të gjitha mallrat e nevojshme. “Qetësohuni”, çmimet nuk kanë ku të rriten më, ato edhe kështu janë shumë të larta”, siguron qytetarët Kryetari i shtetit dhe për gjithçka fajëson shtypin e huaj. Në lidhje me këtë botimi “Независимая газета” (“Nezavisimaja gazeta”) vë në dukje, se ndikimi i mjeteve të huaja të informimit masiv, dhe në radhë të parë të atyre ruse, në Bjellorusi, me të vërtetë është i madh, pasi autoritetet nuk mund ti kontrollojnë ato. Për sa u përket atyre vendase, gati nuk ka fare mjete joshtetërore të informimit masiv, kurse tek ato shtetërore popullsia nuk beson më.

Shumica e liderëve të shteteve të huaj preferon të pushojë në shtëpinë e vet, vë në dukje bitomi “Российская газета” (“Rossijskaja gazeta”). Këtë vit si Presidenti i Francës Nikola Sarkozi, po ashtu dhe anëtarët e qeverisë franceze në lidhje me pushimet e veta u shprehën hapur. Ata të gjithë do ti kalojnë ato në vendin e vet. I tillë është rekomandimi i Kryetarit të shtetit dhe zorr se ndokush nuk do ta dëgjojë atë. Mbretëresha e Britanisë Elizabeta e II-të do të pushojë jashtë shteti, që gjoja nuk duhet të veprojë kështu. Jashtë shtetit Mbretëresha mund të shkojë vetëm me ftesë zyrtare. Në gusht  Elizabeta e II-të do të niset për në Skoci, në Balmoral Castle, afër me pyjet, liqenët dhe lumenjtë malorë.