Europës unike, të lirë dhe paqësore i nevojitet bashkëpunimi real strategjik me Rusinë, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fogh Rasmussen. Duke marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Aleancës në Varna, ai theksoi, se vijat e re ndarëse në Europë nuk duhen. “Në dialog me partnerët rusë ekzistojnë divergjenca të caktuara, për shembull, në lidhje me Gjeorgjinë. Por kjo nuk duhet të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të dialogut”, u shpreh Rasmussen. Duke folur për perspektivat e krijimit të sistemit europian të Mbrojtjes Antiraket së bashku me Rusinë, ai u propozoi palëve të krijojnë qendrën unike të këmbimit të informacionit.