“Betohem, se makaronat do ta bashkojnë Italinë!”, - këtë frazë ia atribuojnë unifikuesit të tokave italiane - Giuseppe Garibaldit. Ekziston miti mbi atë, sikur ai e tha këtë frazë gjatë çlirimit të Napolit në vitin 1860.

Giuseppe Garibaldi ishte njeri me një fat të habitshëm. I dënuar në atdhe me vdekje Garibaldi u detyrua të emigrojë në Amerikën e Jugut. Atje ai luftoi për lirinë e republikave të reja amerikanojugore. Në vitin 1842 Garibaldi morri mbi vete komandimin e flotës uruguajane dhe formoi “Legjionin Italian”, i cili morri pjesë në mënyrë mjaft aktive në Luftën civile në Uruguaj. “Legjioni Italian” i Giuseppe Garibaldit nuk merrte para nga Republika e Uruguajit, por rrogën atij ia jepnin në formë pagese në natyrë, ndërkohë që duhet thënë se paga e tij kufizohej me dhënien e produkteve ushqimore, bukës, kripës, vajit, vodkës e kështu me radhë. Jetonte ai në mënyrë mëse modeste: ushqimi i tij përbëhej nga buka e dhjathi, ngandonjëherë supa që i gatuante e shoqja.

Në kujtimet e veta mbi periudhën e jetës së tij në Amerikën e Jugut Giuseppe Garibaldi përmend çajin vendas mate dhe mishin e pjekur, “që hanë vetëm në këto vise ku mishi është i vetmi ushqim”.

Emri i Garibaldit hyri në emërtimet e risive të shumta gastronomike të kohës së tij.

Pas udhëtimit të patriotit italian në Angli, që bëri bujë të madhe në shoqëri, në arsenalin e kuzhinës angleze u dukën “biskotat Garigaldi” (“Garibaldi biscuits”). Këto janë biskota me rrush të thatë. Sipas një prej versioneve një emërtim i tillë duhej të pasqyronte thjeshtësinë e racionit ushqimor të ushtarëve garibaldianë, të cilët luftuan për çlirimin e Italisë.

Në kuzhinën franceze shpikën salcën demiglas (demi-glâce) me mustardë e ançois (anchois) si dhe lëng mishi-konsome (bulon-konsome), të cilat morrën emrat përkatës gjithashtu për nder të Giuseppe Garibaldit.

La, sigurisht, emri i Garibaldit gjurmë edhe në kuzhinën italiane. Dihet, se që nga kohërat e luftës në Uruguaj, ushtarët e Giuseppe Garibaldit mbanin këmisha të kuqe. Sipas një prej versioneve, zgjedhja  në favor të pëlhurës së kuqe u bë për shkak se ajo qe më e lira.

Thonë, se ngjyra e kuqe e këmishave të ushtarëve garibaldianë frymëzoi të varfërit për shpikjen e gatimit të thjeshtë të kuzhinës tradicionale livornese nga mbetjet modeste të ushqimeve. Quhet kjo pjatë “Himni i Garibaldit” (“Inno di Garibaldi”). Një një tigan të madh me vaj ulliri dhe një degëz rozmarine skuqet deri sa të marrë ngjyrë të verdhë hudhra. Më pas hidhen në tigan në masë të barabartë patate të prera feta-feta. Pas asaj, kur patatet të jenë pothuajse gati, masës së krijuar në tigan i hidhet kripë, domate (sepse pikërisht ato dhe i japin gatimit ngjyrën e kuqe), pak lëng mishi dhe, së fundi, mish i zier i prerë në copa të holla. Në tavolinë kjo pjatë serviret shumë e nxehtë.