Gjykata në Beograd duhet të marrë tani vendimin për ekstradimin në Hagë të ish-Komandantit të arrestuar më 26 maj të ushtrisë së serbëve boshnjakë, gjeneralit Ratko Mlladiç. Akuza kryesore që i paraqitet Mlladiçit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë është gjenocidi ndaj popullsisë myslimane në Srebrenicë në vitin 1995.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, gjatë njoftimit mbi arrestimin e Mlladiçit, deklaroi se me këtë veprim vendi i tij bëri edhe një hap përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Vërtet, tani për tani, askush nuk e di se sa hapa të tillë do ti duhet të bëjë vendit të tij. Beogradit menjëherë pas kësaj i kujtuan se radhën e ka tani Goran Haxhiç (Goran Hadžić) - ish-Presidenti i Republikës Srpska Krajina në territorin e Kroacisë. Për të nxitur zellin e autoriteteve serbe ish-Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte e quajti arrestimin e Mlladiçit manifestim të vullnetit të hekurt politik. Vërtet, Zonja e Hekurt nga sfera e jurisprodencës nuk i bën thirrje për këtë gjë liderëve të Bosnjës e Hercegovinës apo Kroacisë. Në territorin e tyre me siguri fshihen ata që kanë asgjësuar fizikisht serbët. Por kjo temë, me sa duket nga të gjitha, nuk figuron si aktuale në BE. Ndërkohë që jo dhe aq shumë kohë më parë Carla Del Ponte pat shkruar në librin e vet edhe për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë,edhe për krime të tjera të kryera jo më nga serbët.

Sipas mendimit të ish-Ambasadorit të Jugosllavisë në Moskë Borislav Millosheviç, Gjykata Ndërkombëtare nuk është ai vend ku shfaqet humanizmi: “- Kjo Organizatë nuk ka emocione, ajo shikon vetëm interesat e veta. Ajo është instrument i NATO-s, instrument i Amerikës, instrument agresioni kundër Jugosllavisë dhe popullit serb. Në këtë Organizatë janë mbledhur kriminelët e vërtetët që bombarduan qytetet jugosllave dhe që shkatërruan në mënyrë të dhunshme vendin”, - u shpreh Borislav Millosheviç.

Moska, nga ana e vet, tashmë ka deklaruar mëse një herë se seancat e dëgjimeve në Hagë kanë karakter evident antiserb. Mbi atë, se përse duhet ndaluar veprimtaria e Gjykatës së Hagës, Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” i tregoi ballkanisti i njohur Georgi Engelhardt. Ai tha, se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugisllavinë është kryesisht institucion politik, i cili destinohet për të legjitimuar politikisht dhe ligjërisht shpërbërjen e Jugosllavisë dhe për t’ia hedhur gjithë përgjegjësinë për këtë tragjedi palës serbe.

0Kështu që çmimi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për serbët është i barazvlefshëm me poshtërimin kombëtar. Sepse kanë ndërmend të gjykojnë tani njeriun që i ishte betuar për ti shërbyer me besnikëri shtetit i cili, thjesht, u shkatërrua. Dhe e plotësoi ai këtë detyrë, siç e perceptoi atë, me vetëmohim deri në fund.