Për liderët e “Tetëshes së Madhe” puna në Deauville filloi me takimet dypalëshe. Presidentët e Rusisë dhe Francës deklaruan, se kontrata për blerjen nga Rusia të 4 helikoptermbajtëseve franceze “Mistral” do të nënshkruhet tashmë brenda 15 ditëve. Do të forcojë lidhjet bilaterale me SHBA Rusia, ndër të tjera, në sferën e luftës kundër terrorizmit. Pesë milionë $ është i gatshëm të paguajë Uashingtoni për informacionin mbi vendndodhjen e Doku Umarov. Pikërisht ai dhe morri mbi vete përgjegjësinë për aktet terroriste në metronë e Moskës, vënien në veprim të mekanizmit shpërthyes në aeroportin “Domodedovo” të kryeqytetit rus. SHBA e përfshinë Doku Umarov-in në listën e terroristëve veçanërisht të kërkuar ndërkombëtarë. Në Rusi dhe në SHBA janë mëse të bindur se rreziku kryesor terrorist vjen nga “Al-Qaeda”. Dhe se me likuidimin e saj duhet të merren në mënyrë mjaft aktive që këtej e tutje. Bashkëpunimi mes Rusisë dhe SHBA po realizohet edhe mbi bazë të programit humanitar. Presidentët ranë dakort të merren seriozisht me problemin e liberalizimit të regjimit të vizave. Sipas marrëveshjes së re biznesmenët dhe turistët duke anashkaluar formalitetet e panevojshme, të tepruara mund të marrin viza me shumë hyrje për një afat 36 mujor.

Barack Obama dhe Dimitri Medvediev vunë në dukje, se për këto vitet e fundit niveli i bashkëpunimit midis dy vendeve ka marrë pamje principialisht tjetër - pas “riformatimit”. Ndër më aktualët midis problemeve ende të pazgjidhura vazhdon të mbetet sistemi i mbrojtjes antiraketë. Obama siguroi, se Uashingtoni do të vazhdojë dialogun me Rusinë në lidhje me mbrojtjen antiraketë (MAR). Zgjidhja e detyrës së shtruar mund të zgjasë disa vjet. Por Dimitri Medvedievin kjo gjë nuk e shqetëson aspak. “- Kjo çështje do të zgjidhet në të ardhmen, ndoshta aty nga vitit 2020, por ne duhet të hedhim themelet që tani për punën e brezave të politikanëve të ardhshëm, ne duhet të krijojmë kuadrin e duhur, të drejtë për bashkëpunimin midis vendeve tona. Dhe, sigurisht, ne do të merremi me këtë punë, por për këtë është i nevojshëm impulsi politik”, - u shpreh Presidenti i Rusisë.

U ndalën në Deauville edhe në problemin e Nagorni-Karabahut. Me deklaratë të përbashkët dolën bashkëkryetarët e Grupit të Minskut të OSBE-së Dimitri Medvediev, Nicolas Sarkozy dhe Barack Obama. Ata janë mëse të bindur, se ka ardhur koha për të gjitha palët e konfliktit për të bërë hapin vendimtar drejt rregullimit paqësor të tij. Kurse presidentëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit ata i bënë thirrje për të finalizuar punën mbi Parimet Bazë të rregullimit të konfliktit deri në kohën e zhvillimit të samitit të ardhshëm, që do të mbahet në qershor të këtij viti.

Sesionin e parë të samitit pjesëmarrësit e tij ia kushtuan Japonisë dhe problemit të sigurisë bërthamore në botë. Nicolas Sarkozy, duke përmbledhur rezultatet e e ndërmjetme të samitit,  vuri në dukje se në lidhje me çështjen e energjetikës bërthamore mendimi i pjesëmarrësve është tërësisht unanim. Vendet që përdorin atomin për qëllime paqësore duhet të garatojnë sigurinë e centraleve bërthamore.

0Dita e dytë e samitit iu kushtua pothuajse tërësisht Afrikës. Por për Presidentin e Rusisë Dimitri Medvediev mëngjesi sërish do të fillojë me takimin bilateral me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, ndërsa do të përfundojë me negociatat me Kryeministrin e Japonisë Naoto Kan dhe konferencën përmbledhëse për shtyp.

Olga Denisova