Korporata ruse “Rusnano” do të hapë një Internet-dyqan me pajisje nanoteknologjike. Në kuadrin e forumit Innovus 2011, që zhvillohet në Tomsk (Siberi) është paraqitur Internet-portali solutions.rusnano.com për publikimin e të dhënave rreth produkteve, kompanive prodhuese dhe informacionit shtesë, që mundëson avancimin e prodhimeve inovatore në tregjet e brendshëm dhe të jashtëm. Risi e portalit të Internetit është mundësia e kërkesave për shpikje, prodhim ose modifikim të inovacioneve ekzistuese, ndër të tjera të prodhimeve nanoteknologjike.