Amerikanët duhet ti paraqesin Rusisë garanci në lidhje me atë, që sistemi i tyre i Mbrojtjes Antiraket (MAR) nuk do të prekë interesat strategjike të Moskës, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Ai mbërriti në Varna për pjesëmarrje në punën e komitetit parlamentar Rusi-NATO. Të enjten tema mbi sistemin Europian MAR u diskutua në Deauville nga presidentët rus dhe ai amerikan. Barack Obama deklaroi, se vendi i tij është i interesuar për krijimin e një sistemi të tillë, që tu përgjigjet interesave të sigurimit të të dy shteteve. Sekretarja për shtyp e Presidentit Dimitri Medvediev njoftoi, se presidentët do të vazhdojnë ta diskutojnë projektin në samitin e “Tetëshes”.