Detyra kryesore e Partisë opozitare “Kauza e Dhjathtë” («Правое дело»), të cilën ka ndërmend ta kryesojë biznesmeni Mikhail Prokhorov, është arritja e përfaqësimit të saj, mbi bazë të përfundimeve të zgjedhjeve të ardhshme, në Dumën Shtetërore. Vërtet, Partia deri në atë kohë, sipas fjalëve të Liderit të ardhshëm të saj, mund të ndryshojë emrin e vet. Çështja që ka të bëjë me zgjedhjen e drejtuesit dhe “brandin” e ri të saj do të zgjidhet në Kongresin e Partisë opozitare “Kauza e Dhjathtë”, që do të mbahet në fund të qershorit. Dhe vetëm pas kësaj Mikhail Prokhorov premton të bëjë publik programin e detajuar të saj.

Ndërsa tani për tani miliarderi u përgjigjet në mënyrë të prerë e lakonike pyetjeve që i drejtohen atij në lidhje me aktivitetin e ardhshëm në fushën e politikës. Për një gjë Mikhail Prokhorov shprehet me siguri të plotë: pas Kongresit ai do ta lerë biznesin dhe do ti kushtohet politikës. Siç deklaroi Prokhorov, vemendjen kryesore partia do t’ia kushtojë mbrojtjes së biznesit të vogël në Rusi. Mbart Mikhail Prokhorov edhe ide efikase për zgjidhjen e problemeve sociale që preokupojnë shumicën e qytetarëve rusë: biznesmeni referohet tek përvoja e madhe e grumbulluar prej tij në këtë fushë gjatë periudhës së drejtimit të ndërmarrjeve të ndryshme.

0Sipas fjalëve të sipërmarrësit, detyra kryesore e partisë nën drejtimin e tij do të jetë jo thjesht përfaqësimi në Dumën Shtetërore, por dhe që të bëhet fraksioni № 2 në të përkatësisht numrit të mandateve të deputetëve. Vërtet, kjo pikë e programit të Prokhorovit shkakton dyshim të madh tek ekspertët. Në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendës drejtori i Qendrës së Teknologjive Politike Sergei Mihejev vuri në dukje, në veçanti, si vijon: “- Nuk është fort e qartë se në ç’mënyrë ka ndërmend ta pozicionojë veten në zgjedhjet e ardhshme kjo parti. Si parti e kapitalit (biznesit) të madh, duke marrë parasysh faktin se atë, ndoshta, do ta kryesojë Mikhail Prokhorov? Në këtë rast, duhet thënë, se ajo nuk ka ndonjë numër të madh përkrahësish, në përgjithësi, në Rusi. Të shpresojë në mbështetjen nga ana e klasës së mesme, gjë për të cilën po flasin gjithnjë e më shpesh liberalët, gjithashtu është një gjë e dyshimtë tani për tani. Sepse, në të vërtetë, klasa e mesme nuk është aspak e kënaqur nga oligarkët tanë. Kjo - e para. Dhe, e dyta, ata të cilët tek ne në vend i kualifikojnë automatikisht në shtresën e klasës së mesme, në jetën reale i përmbahen bindjeve politike nga më diverset. Dhe nuk është aspak e thënë që ata janë të gatshëm të shkojnë pas Partisë “Kauza e Dhjathtë”.

Artiom Ananian