Regjimi i Mihaill Saakashvilit në Gjeorgji konfiroi edhe një herë se në vend është krijuar tashmë një shtet policor. Mitingjet e opozitës në Tbilisi dhe Batumi për të satën herë me radhë u shtypën mizorisht nga forcat e repartit të destinacionit të posaçëm dhe policia.

Mitingu i protestës filloi më 21 maj nën drejtimin e Lëvizjes “Kuvendi mbarëkombëtar i Gjeorgjisë”, e cila kryesohet nga kampionia 5-herëshe botërore e shahut Nonna Gaprindashvili. Kërkesat kryesore të demonstruesve ishin dorëheqja e Presidentit Mihaill Saakashvili dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Nino Burxhanadze, ish-Zëdhënësja e parlamentit, ndërsa aktualisht anëtarja e bordit drejtues të “Kuvendit mbarëkombëtar të Gjeorgjisë”, në këtë mënyrë i përcaktoi qëllimet e Lëvizjes: “- Në vendin tonë duhet të ketë liri të drejtësisë, liri të mediave. Policia nuk duhet të jetë e politizuar. Duhen bërë shumë e shumë gjëra në Gjeorgji. Duhet çliruar biznesi nga presioni, që ushtrohet mbi të nga ana e shtetit, dhe nga shantazhi (gjobitja) e tij me të cilën merret shteti aktualisht”, - tha Nino Burxhanadze.

Për disa ditë me radhë autoritetet bënin sikur nuk i vinin re fare demonstruesit. Por më 26 maj në vend kremtohet festa e Ditës së Pavarësisë së Gjerogjisë, zhvillohet parada ushtarake, dhe prania e demonstruesve në sytë e Presidentit ishte krejtësisht pa vend për autoritetet. Prandaj ata thjesht e pastruan shëtitoren nga protestuesit. Policia dhe forcat e shërbimeve speciale vunë në përdorin gazin lotsjellës, plumba gome dhe mjete të tjera speciale për shpërndarjen e mitingut të opozitës. Njoftohet mbi 37 të plagosur dhe 2 të vrarë.

Vëzhguesit theksojnë edhe atë fakt, se kësaj here veprimet e opozitës nuk ishin aq të konsoliduara. Ajo nuk arriti të nxjerrë në rrugë një numër të tillë njerëzish si gjatë kohës së mitingjeve të tjera të protestës. Nuk kaloi puna edhe burracakëri, shpirtvogëlsi. Ish Ministri i mbrojtjes, kundërshtar i flaktë i Presidentit aktual, Lideri i “Partia e Gjeorgjisë” Irakli Okruashvili refuzoi të marrë pjesë në tubimin e  opozitës. Nino Burxhanadze e quajti veprimin e tij tradhëti dhe e akuzoi Okruashvilin “se po luan lojën e autoriteteve”. Mbi shkaqet e përçarjes në radhët e opozitës i tregoi Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti politik rus Andrei Grozin: “- Shkaku konsiston në vetë opozitën gjeorgjiane, në përçarjen evidente në radhët e saj, në dobësinë, mungesën e një programi konkret. Dhe më kryesorja, për mendimin tim, në ambicjet e shfrenuara personale. Këta njerëz aktualisht, me thënë të drejtën, po demonstrojnë jo vetëm mungesën e unitetit midis tyre, por dhe paaftësinë, pamundësinë elementare për të negociuar. Ata nuk e kanë rrëzuar ende nga pushteti Mihaill Saakashvilin, ndërkohë që kanë filluar të merren me ndarjen e pushtetit”, - thotë analisti politik rus Andrei Grozin.

Kështu që nuk është aspak me vend të flitet në etapën aktuale për situatë revolucionare në Gjeorgji. E megjithatë mund të konstatohet, pa dyshim, rënia e mëtejshme e autoritetit të regjimit drejtues aktual në Gjeorgji.

Aleksandër Vatutin