Shkarko audiofailin

Siguria bërthamore, situata në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Afërme, perspektivat e zhvillimit të ekonomisë botërore dhe tregtisë multilaterale, ekologjia dhe inovacionet. Kjo është lista jo e plotë e çështjeve më të rëndësishme që po diskutojnë liderët e “G-8” në takimin tradicional, i cili kësaj here po zhvillohet në Deauville të Francës.  

Në kuadër të samitit janë planifikuar një sërë takimesh dypalëshe, në të cilat në format “një me një” liderët e shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë çështjet kyçe të marrëdhënieve ndërshtetërore. Një takim të tillë tashmë zhvilluan presidentët e Rusisë dhe Francës, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Nicolas Sarkozy. Ata premtuan të synojnë drejt krijimit në Evropë të zonës së përgjithshme të sigurisë dhe prosperitetit, duke theksuar gjatë kësaj unitetin e vizionit global të të gjitha çështjeve të diskutuara. Liderët e dy vendeve u morrën vesh edhe për avancimin e projekteve plotësisht konkrete. Kështu, Medvediev dhe Sarkozy deklaruan se Franca do ta ndihmojë Rusinë në çështjen e zhvillimit të pikave turistike (vendpushimeve) në Kaukazin e Veriut. Përveç kësaj, midis tyre u arrit marrëveshja në lidhje me atë, se kontrata për blerjen nga Rusia të 4 helikoptermbajtëseve franceze “Mistral” do të nënshkruhet pas 15 ditësh. Dy nga këto anije do të ndërtohen në Rusi, kurse dy të tjera në kantieret detare franceze.

Në kuadër të samitit u mbajt edhe një tjetër takim tejet i rëndësishëm - ai i Dimitri Medvedievit dhe Barack Obama-s. Lideri i SHBA deklaroi, se Moska dhe Uashigtoni do të ruajnë ekuilibrin strategjik të forcave dhe do të kërkojnë bashkarisht mënyrat e kundërshtimit të rreziqeve kërcënuese globale. Do të vazhdojë kërkimi i parametrave dhe konfiguracioneve të tilla të mbrojtjes antiraket, të cilat të korrespondojnë me interesat e dy vendeve, shtoi Obama. Në tërësi, sipas fjalëve të tij, “riformatimi i marrëdhënieve midis dy vendeve u realizua”. Dimitri Medvediev nga ana e vet vuri në dukje, se bashkëpunimi në lidhje me çështje të tilla të ndjeshme si dislokimi i sistemit të mbrojtjes antiraketë sigurisht që do të zhvillohet, megjithëse për këtë dhe do të nevojitet një impuls i fuqishëm politik. Por, në çdo rast, Medvediev mendon se zgjidhja e çështjes në fjalë nuk është punë e një të ardhmeje të afërt. Përveç kësaj, presidenti rus dhe ai amerikan u shprehën mbi përshpejtimin e mëtejshëm të anëtarësimit të Rusisë në OBT. Nuk anashkaluan liderët e “G-8” edhe situatën e krijuar në Afrikën e Veriut dhe problemin e sigurisë bërthamore. Kështu, Medvediev dhe Obama zhvilluan konsultimet në lidhje me çështjen që ka të bëjë me pasojat e mundshme të katastrofës në elektrostacionin atomik “Fukushima-1” në Japoni. Objekt diskutimi, siç pritej, u bë gjithashtu edhe problemi i liberalizimit të regjimit të vizave midis dy vendeve. Presidentët e Rusisë dhe SHBA në deklaratën e përbashkët ngarkuan dikasteret përkatëse që të përqendrohen në çështjen e liberalizimit të vizave për biznesmenët dhe turistët. Siç dihet, kjo temë është marrë nën një kontroll të veçantë nga ana e Dimitri Medvedievit. Liderët e dy vendeve morrën edhe një vendim tjetër të rëndësishëm: atë mbi zhvillimin e përbashkët të luftës kundër terrorizmit dhe likuidimin e infrastrukturës së “Al-Qaeda-s”.

0Një nga çështjet aktuale të rendit të ditës së samitit është e lidhur me rrjetin global të komunikimit - Internetin. Udhëheqësit e “G-8” kanë ndërmend tu drejtohen problemeve të kiber-terrorizmit (terrorizmit në Internet), mbrojtjes së të dhënave personale dhe potencialit ekonomik të projekteve të implementuara nëpërmjet World Wide Web. Nuk është aspak rastësi që në prag samitit, me iniciativën e Nicolas Sarkozy, në Paris u organizua internet-forumi ndërkombëtar, në të cilin u diskutuan po ato çështje si dhe në takimin e liderëve të “G-8” në Deauville të Francës.

Ilia Harllamov