Shkarko audiofailin

Ekzistojnë të gjitha arsyet të shpresohet se në samitin e pritshëm Rusi-BE të 9-10 qershorit të këtij viti në Nizhni Novgorod neve na pret një eveniment historik: për herë të parë pëlqimi principial i palëve për anulimin e regjimit të vizave do të dokumentohet. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të Dumës Shtetërore Konstantin Kosaçov: “- Se në çfarë forme do të bëhet kjo, akoma nuk dihet me siguri, por ky është pa dyshim një hap i qenësishëm përpara. Të gjitha samitet e mëparshme janë zhvilluar në sfondin e përsiatjeve, të menduarit të thellë, hezitimeve nga ana e Bashkimit Evropian, të kushtëzuara prej mungesës së unitetit në Bruksel. Kurse tani gatishmëria e BE është evidente. Dhe ekzistojnë kushtet e hedhura tashmë në letër, të paraqitura nga BE me qëllim të avancimit përpara me hapa praktikë”, - tha Konstantin Kosaçov.

Kushtet që do ti duhet të plotësojë Rusisë kanë të bëjnë me 4 momente kryesore. Këto janë: niveli i mbrojtjes, sigurisë së dokumenteve, migracioni, siguria dhe bashkëpunimi juridik si dhe punët e jashtme. 

0Në lidhje me disa gjëra palët arritën në kompromis, ndërsa në disa të tjera rekomandimet e Bashkimit Evropian përkuan pikërisht me nevojat e brendshme të Rusisë. Në veçanti, kjo ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë së kufijve dhe shkallën e mbrojtjes së kartave të identitetit (pasaportave). Kështu, Rusia filloi të prodhojë pasaportat biometrike. Gjatë kësaj teknologjitë e prodhimit të tyre bazohen pikërisht në standartet evropiane. Evropianët i vlerësojnë veprimet e ndërmarra nga Rusia në këtë drejtim dhe deklarojnë mbi gatishmërinë që në rast nevoje të japin ndihmë konsultative. Por në lidhje me një sërë çështjesh të tjera tablloja nuk paraqitet dhe aq e ndritshme, optimiste. Për shembull, Brukseli synon ti ndërlidhë afatet e anulimit të vizave me sukseset ruse në sferën e luftës kundër korrupsionit. Moska, nga ana e vet, është dakort ta quajë këtë jo kusht bazë, por nënkusht (nënpikë). Domethënë ajo është e gatshme të japë konfirmimin me shkrim për respektimin e standarteve ndërkombëtare në luftën kundër pastrimit të parave të pista dhe shkëmbimit të informacionit në lidhje me aktivitetet anti-korrupsion, por gjatë kësaj nuk ka ndërmend ta ndërlidhë këtë aktivitet me afatet e anulimit të regjimit të vizave. 

 
Natalia Kovalenko