Shkarko audiofailin

Në Moskë po ndjekin me interesim të madh akordin përfundimtar të turneut evropian të Barack Obama-s, ndërsa më konkretisht, vizitën e tij në Varshavë. Çdo temë në marrëdhëniet e veta me SHBA Polonia e vështron ekskluzivisht për nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, - vë në dukje bashkëpunëtorja e autoritetshme shkencore e Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Irina Kobrinskaja: “- Në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë Polonia është mbështetur gjithmonë jo dhe aq tek NATO, se sa tek SHBA. Dhe për të rishikimi nga ana e Administratës së Obama-s i planeve të paraardhësit George W Bush në lidhje me dislokimin e raketave interceptore dhe radarit u bë një goditje e vërtetë. Ne mbajmë mend fort mirë, se si në vitin 2008 një sërë politikanësh nga vendet e rajonit iu drejtuan me një letër të hapur Presidentit të atëhershëm të SHBA. Në të ata “ulërinin” - mos na lini ne vetëm për vetëm përballë rrezikut kërcënues! Vizita e tanishme ngjason me përgjigjen ndaj kësaj thirrjeje, ankese. Në vend të raketave interceptore dhe radarit të George W Bush, në territorin e Polonisë do të vendoset baza ajrore amerikave me 40 aeroplanë gjuajtës të SHBA. Rrezik kërcënues për Rusinë ajo vërtet nuk përbën, megjithëse shkakton pa dyshim njëfarë efekti evident ngacmues. Por ne e kuptojmë për mrekulli se sa i rëndësishëm është ky gjest për Poloninë. Në Evropën Qendrore, në tokën polake, do të fiksohet prezenca ushtarake amerikane. Një lloj (të na falni këtu! (forgive!) “çmimi ngushëllues, inkurajues” për transferimin e projektit të bazimit të raketave interceptore të mbrojtjes amerikane antiraketë nga Polonia në jug të Rumanisë”, - thotë Irina Kobrinskaja.

Po përse, sipas mendimit tuaj, pikërisht Polonia nga të gjitha vendet post-socialiste provon një besim kaq të patundur, të pakushtëzuar tek Amerika?

“- E gjithë kjo është e lidhur me historinë e emigracionit të polakëve në SHBA dhe me faktorët gjeopolitikë. Polonia, me sa duket nga të gjitha, vazhdon ta ndjejë veten “të bllokuar në morsë, të presuar” midis Rusisë dhe Gjermanisë. Varshava ka reaguar me nervozizëm bile edhe ndaj ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”), i cili po shtrohet nëpër fundin e detit dhe do të lidhë Rusinë me Gjermaninë. Dhe SHBA janë për të - garantues i vetëm i sigurisë. Këtu mund të përmendet gjithashtu edhe frika nga vendet fqinjët e shumë polakëve, e cila, mjerisht, e mban Poloninë të mbërthyer fort në darë”, - konkludon Irina Kobrinskaja.

0Por, me sa duket, kjo nuk mund të thuhet kurrsesi për Presidentin Bronislaw Komorowski, i cili u shpreh në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit, se aktualisht Poloninë nuk e kërcënon asnjë vend. Një pozitë e tillë e inkurajon Moskën të reagojë qetësisht ndaj faktit të afrimit të Varshavës dhe Uashingtonit. Vizita e Barack Obama-s është më tepër interesante për nga pikëpamja e planit njohës. Si njëfarë test-provë për verifikimin e qëndrueshmërisë së “riformatimit” të marrëdhënieve të Rusisë me këto dy vende.