Në Gjeorgji po vazhdojnë arrestimet e aktivistëve të opozitës, të cilat pasuan shpërndarjen e rreptë të mitingut antiqeveritar në të gdhirë të së enjtes. Në vigjilje opozitarët shtruan si qëllim përpara vetes moslejimin e pjesëmarrjes së Presidentit Mihaill Saakashvili në paradën e 26 majit - kushtuar Ditës së Pavarësisë së Gjeorgjisë. Shpërndarja e dhunshme e mitingut përfundoi me arrestime në masë midis demonstruesve, si të paktën 2 persona u vranë.

Sipas njoftimeve të kompanisë televizive gjerogjiane “Maestro”, e cila transmetoi reportazhin e përgatitur nga vendi i ngjarjes, operacioni për shpërndarjen e protestuesve nga sheshi përpara parlamentit filloi menjëherë pas mesnate dhe vazhdoi gjithsej vetëm 5-7 minuta. Siç njofton botimi “RBK Daily” («РБК Daily»), policia vuri në përdorim plumba gome, topa uji dhe gaz lotsjellës. Sipas njoftimeve të mediave vendore, ushtarakët e repartit të destinacionit të posaçëm i bllokuan njerëzit nga të dyja anët. Korrespondeti i gazetës ruse “Komsomolskaja pravda” («Комсомольская правда») raportoi, se në mesnatë reparti i destinacionit të posaçëm e shndërroi sheshin në “grirëse mishi”. Ai bën të ditur se për shtypjen e mitingut u hodh një numër i madh ushtarakësh të repartit të destinacionit të posaçëm. Ata vepruan shumë shpejt dhe në mënyrë maksimalisht të rreptë, barbare, saqë njerëzit nuk arrinin dot të bënin rezistencë. Sipas vlerësimeve të gazetës, pati shumë të plagosur, midis tyre dhe mjaft femra. Ushtarakët nuk u druajtën bile as nga përfaqësuesit e shtypit dhe vepruan me ta po ashtu si dhe me gjithë protestuesit e tjerë. Për dërgimin e të plagosurve në spitale erdhën rreth 10 ambulanca. Korrespondenti i gazetës ruse “Komsomolskaja pravda” («Комсомольская правда») shtoi, se u ndërmorr tentativa edhe për arrestimin e tij. Nga ai fillimisht kërkuan që të fshijë gjithçka të xhiruar në videokamerë, kurse më pas dhe ia morrën fare atë.

Korrespondenti i Agjencisë RIA Lajmet («РИА Новости») u arrestua së bashku me qindra pjesëmarrës të tjerë të mitingut dhe u çua në Departamentin e Policisë të qytetit Tbilisi. Të arrestuarit i shtynë me forcë në një dhomë të madhe, u regjistruan të dhënat personale dhe i mbajtën të ngujuar gjithë natën. Shumë prej tyre ishin të rrahur keq, të gjakosur, disa nga ata i merrnin makinat e “Ndihmës së shpejtë” direkt nga rajoni i policisë.

0Organizatorët e mitingut pohuan se ushtarakët e trupave speciale të policisë “vunë në përdorim forcën në mënyrë joproporcionale dhe u treguan shumë mizorë gjatë shpërndarjes së protestës, duke rrahur keq dhjetra protestues dhe duke arrestuar një grup të madh demonstruesish”. Sipas fjalëve të Lideres së opozitës Nino Burxhanadze, ajo nuk ka parë kurrë ndonjëherë më parë një shpërndarje kaq brutale mitingu: “kështu nuk ka vepruar në kohën e vet bile as gjeneral Rodionov” gjatë shpërndarjes së demonstratës prej trupave sovjetike në Tbilisi më 9 prill të vitit 1989. Në intervistën e vet dhënë Radio “Palitra” (“Paleta”) ajo njoftoi, se turma “u pushtua nga paniku”, dhe se patën vend “provokimet nga ana e autoriteteve”, veprimet e të cilave ajo i përshkroi si “ndyrësi”. “Ne do të mblidhemi sërish dhe do të vazhdojmë luftën tonë. Ajo që ndodhi nuk do të na ndalë dot ne”, - shtoi Nino Burxhanadze.