0BE nuk do të krijojë pengesa të panevojshme, të paargumentuara administrative për projektin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Për këtë deklaroi sot në Bruksel në promovimin e projektit të tubacionit të gazit “South Stream” Komisioneri evropian për energjetikën Gunter Oettinger. Projekti “South Stream” parashikon ndërtimin e tubacionit përmes akuatorit të Detit të Zi për në vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore. Ai ka marrë një rëndësi të veçantë pas “konfliktit të gazit” në mes të Rusisë dhe Ukrainës, në fund të vitit 2008 në fillim të vitit 2009, kur furnizimet e lëndës së parë djegëse nuk u realizuan për mijëra konsumatorë të gazit në BE për gati 1 muaj. Në momentet aktuale pjesëmarrës të projektit mbi bazë barazie janë “Gazprom-i” rus dhe “Eni” italian. Pritet që në fund të këtij viti me projektin të bashkohen EdF franceze dhe Wintershall gjerman, të cilat do të përfitojnë 10% dhe 15% të pjesës së gazsjellësit për llogari të minimizimit të përqindjes disponuese të kompanisë italiane “ENI”.