“Ekziston pozita e vetme zyrtare e Beogradit në lidhje me problemin kocovar, e cila konsiston në atë se Kosova është pjesë përbërëse e pandarë e Serbisë në përputhje me rezolutën № 12.44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, - vuri në dukje Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç gjatë komentimit të deklaratës së Nënkryeministrit serb Ivica Daçiç mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm për të kërkuar zgjidhjen kompromise të problemit kosovar, por ajo duhet të bazohet medoemos në kushtetutën serbe dhe vendimet e parlamentit”, - tha Jeremiç. Ai vuri në dukje, se pika objektivat kyçe të politikës së jashtme serbe janë në ditët tona bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe eurointegrimi, “por gjatë kësaj pozita zyrtare e Beogradit ndaj Kosovës konsiston në atë, se Kosova duhet të mbetet në përbërjen e Serbisë”, - konkludoi Vuk Jeremiç.