Botimi amerikan “Business Insider” publikoi listën e vendeve, në të cilat në këto 5 vitet e afërta mund të ndodhë default. E kryeson këtë listë Greqia, ndërkohë që në dhjetëshen e parë të shteteve përfshihen Portugalia, Irlanda, Spanja, Ukraina dhe Kroacia. Kriteri kryesor për vlerësimin e gjendjes ekonomike janë derivatet e kreditit CDS (Credit Default Swap), të cilat përfaqësojnë në vetvete formën tipike të sigurimit nga rreziqet në nivel global, sqaroi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” analisti kryesor i kompanisë së menazhimit “Kapital” Fjodor Naumov: “- Kjo është si puna e sigurimit të makinës. Nga njëra anë ne, pronarët, nuk duam të pësojmë aksidente, nuk dëshirojmë të kemi humbje të lidhura me këtë. Nga ana tjetër, kompania e sigurimit na e blen ne këtë rrezik. Për këtë ne i paguajmë asaj kuotat e sigurimit. Në CDS vepron po e njëjta skemë, në qoftë se mund të shprehemi kështu. Ka kompani apo vende që sigurojnë veten nga defaults. Për këtë ato i paguajnë palës tjetër rregullisht kuotat e sigurimeve.

Ekspertët ndjekin me vemendje të përqendruar treguesin e CDS, meqenëse ai pasqyron në mënyrë të saktë aftësinë e vendit për shlyerjen e kredive të marra.

Jo më pak i rëndësishëm është ky tregues edhe për investitorët, të cilët kanë nevojë të perceptojnë shkallën e rrezikut kur punojnë në vende të ndryshme. Kohët e fundit ata praktikisht i kanë pezulluar fare investimet e veta në projekte të ndryshme në Irlandë dhe Portugali, për shkak se CDS për këto vende që nga janari i vitit 2011 është rritur gati 2 fish, ndërsa kjo do të thotë se është rritur edhe propabiliteti i default-it.

0Megjithatë analistët e “Business Insider” u treguan të kujdesshëm dhe nuk përfshinë në listën e vet SHBA. CSD e këtij vendi aktualisht përbën 50 pikë dhe, në vështrim të parë, duhet sikur ekonominë amerikane nuk e kërcënon asgjë. Por nuk duhet lënë kurrsesi në harresë ai fakt, se SHBA e kanë konsumuar tashmë mundësinë e rritjes së mëtejshme të borxhit të vet dhe po përgatiten të të rrisin kufirin e sipërm të huamarrjes. Në një situatë të tillë të flitet mbi atë, se SHBA u shkojnë punët mbarë e mirë, do të ishte e çuditshme. Prandaj fshehja e të dhënave që kanë të bëjnë me SHBA është vetëm tentativë për të ruajtur situatën e qëndrueshme në tregjet që reagojnë negativisht ndaj gjithfarë njoftimesh përkatësisht problemeve në ekonominë amerikane.

Maria Vesnovskaja