Policia finlandeze ngriti një çështje penale në bazë të nenit “diskriminim” kundër drejtorit dhe mësuesve të shkollës, ku mëson Anton Salonen, i ndarë nga e ëma, shtetase ruse Rimma Salonen. Asaj i privuan të drejtën për kujdesin ndaj djalit të saj me akuzë të ish bashkëshortit, pasi ajo u largua me fëmijën nga Finlanda për në Rusi. Aktualisht djali, që ka shtetësi finlandeze dhe ruse, jeton me të atin, që e mori në mënyrë ilegale në Finlandë. Sipas vendimit të policisë, Rimma Salonen nuk e lejojnë të shkojë në shkollë për të takuar djalin e vet. Autoritetet finlandeze deri më sot nuk e njohin shtetësinë ruse të Anton Salonenit.