Me premierën “Shtrëngata” të shekspirit do të hapet në Moskë Festivali i X-të Ndërkombëtar Teatral Çehovian. Një nga pjesët më të pritura të vitit mbërriti në rusi pas suksesit të madh në skenat franceze dhe britanike. Spektaklin, në të cilin ata që luajnë janë të gjithë aktorë rusë, e vendosi në skenë drejtori i Teatrit Mbretëror të Londrës Declan Donnelan. Në programin e festivalit janë 92 spektakledhe 17 premiera botërore të regjizorëve rusë dhe të huaj. Pasi ky vit është shpallur viti “rusi-Itali-2011” dhe “Rusi-Spanjë-2011”, në posterin e festivalit janë përfshirë dy pjesë italiane dhe 4 spanjolle.