Shkarko audiofailin

Më 26 maj në Deauville të Francës do të mbahet samiti i “Tetëshes së Madhe”. Tema kryesore të këtij takimi do të jenë: siguria bërthamore dhe zhvillimi i rajoneve të Lindjes së Afërme dhe Afrikës së Veriut.

Të perceptuarit e katastrofës në Japoni çoi në të kuptuarit e asaj të vërtete të pamohueshme, se tani janë të domosdoshme kërkesa të reja, më të rrepta ndaj sigurisë gjatë shfrytëzimit dhe ndërtimit të elektrostacioneve bërthamore. Më parë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev bëri publike nismën ruse që ka të bëjë me shfrytëzimin e energjisë bërthamore si dhe koordinimin e veprimeve midis qeverive dhe drejtuesve të kompanive përkatësisht objekteve bërthamore. Këto propozime do të diskutohen edhe në Deauville, thotë Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç: “- Do të diskutohet në samit mundësia e ndryshimit të konventave ndërkombëtare në sferën e sigurisë bërthamore. Ne morrëm propozime edhe nga partnerët tanë japonezë në lidhje me këtë çështje. Në tërësi, duhet thënë, se ato janë shumë të afërta me idetë tona”, - tha Arkadi Dvorkoviç.

Më tej fjalë do të bëhet për situatën e krijuar në Lindjen arabe. Kësaj teme do ti kushtohen menjëherë disa seanca në samit dhe në diskutim do të marrin pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesit e atyre vendeve ku ndodhën tashmë revolucione dhe po vazhdojnë trazirat masive. Fjalë do të bëhet mbi dhënien e ndihmës ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës në këto vende si përmes lidhjeve dypalëshe, ashtu dhe me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare financiare.   

Ia vlen të kujtohet me këtë rast se jo të gjithë anëtarët e “Grupit të Tetëshes” janë të një mendimi në qasjen e tyre për zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Afërme. Rusia dhe Gjermania abstenuan gjatë votimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë, kur mbi këtë vend u shpall zona e ndaluar për fluturime dhe u miratuan masat e tjera për mbrojtjen e popullsisë paqësore. Mirëkuptim të plotë në lidhje me vlerësimin e ngjarjeve në këto zona të mbarsura me konflikte nuk ka deri tani”, - vuri në dukje Arkadi Dvorkoviç.

0Përsa i përket çështjeve të zhvillimit të teknologjive informative, Rusia ka propozime konkrete në lidhje me mbrojtjen e pronës intelektuale dhe informacionit në Internet, të bazuara mbi balancimin e interesave të mbajtësve të të drejtave dhe përdoruesve. Ato do të parashtrohen në Deauville, po ashtu si dhe propozimet e ekspertëve rusë në lidhje me luftën kundër kiber-kërcënimeve në Internet, në veçanti, të karakterit terrorist dhe ushtarak.

Olga Denisova