Shkarko audiofailin

Projekti i gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) ndodhet në gatishmëri për të filluar mishërimin në jetë, tashmë janë nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Greqinë, Slloveninë, Kroacinë, Austrinë. Me themeluesit e projektit - “Gaprom” rus dhe “ENI” italian - u bashkuan tashmë EdF franceze dhe Wintershall gjerman.

Por pikëpyetje u kanë mbetur megjithatë partnerëve. Si do ti bëhet punës me investimet? Cili do të jetë konfiguracioni përfundimtar i itinerarit nga Bullgaria në Itali? Kur do të paraqitet përmbledhja e studimit të fizibilitetit të projektit? “Promovimi i projektit “South Stream”, i caktuar për 25 majin në BE, do të qartësojë shumë gjëra”, - mendon njëri nga specialistët e autoritetshëm në sferën e energjetikës, akademiku Anatoli Dimitrievski: “- Promovimi i planifikuar i projektit “South Stream” është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Rusinë. Para së gjithash për vetë faktin se ne demonstrojmë vullnetin e mirë për të ndihmuar në diversifikimin e furnizimeve të gazit në Evropë. Unë sapo u ktheva nga Berlini, ku morra pjesë në konferencën “Dialogu Energjisë: Rusi-BE. Aspekti i gazit”. A e dini se çfarë i preokupon të gjithë? Furnizimi i sigurt i burimeve të energjisë. Pas katastrofave natyrore dhe pasojave të tyre të tmerrshme në Japoni, pas ngjarjeve në Afrikën e Veriut dhe në rajonin e Gjirit Persik, Rusia mbetet e vetmja partnere e besueshme dhe praktikisht garante e sigurisë energjetike të Evropës. Ne për më shumë se 40 vjet merremi me eksportimin e gazit në Evropë. Dhe vetëm dy herë, për një kohë fare të shkurtër, kanë ndodhur ndërprerje të furnizimeve - në vitin 2005 për shkak të ngricave të mëdha dhe në vitin 2009 për faj të Ukrainës. Nëse është kështu, përse të mos i jepet atëhere “South Stream” (“Rryma Jugore”) statusi i projektit prioritar evropian? Pikërisht ai status që gëzon projekti kalimtar (ephemeral) “Nabucco” dhe gazsjellësi plotësisht real “Nord Stream” (“Rryma Veriore”?”, - shtron me të drejtë pyetjen akademiku Anatoli Dimitrievski.

Në takimin me Presidentin austriak Hajnc Fisher (Heinz Fischer) Dimitri Medvediev shprehu besimin se një status të tillë “South Stream” do ta marrë megjithatë. Po çfarë ndryshon kjo në praktikë? Me këtë pyetje Radiokompania “Zëri i Rusisë” iu drejtua Drejtorit të Institutit të Energjetikës Kombëtare Sergei Pravosudov: “- Shumë gjëra, në të vërtetë. Kompanitë, të cilat do ta ndërtojnë gazsjellësin, do të gëzojnë të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e tij. Përndryshe, çdo prodhues gazi, ta zemë në Turkmenistan, mund të kërkojë akses, qasje në kapacitetet e tubacionit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Statusi i projektit prioritar për BE i lejon pronarëve të tij të përfundojnë qetësisht, pa u shqetësuar për asgjë, marrëveshje afatgjata me partnerët. Edhe diçka tjetër. Minimizohen rreziqet financiare, dhe për këtë arsye projektit i rritet pesha dhe ai fiton shumë pikë në sytë e investitorëve”, - tha Sergei Pravosudov.

0Qëndrimi pozitiv ndaj “South Stream” gradualisht po vjen duke posejduar mendjet në BE, mendojnë ekspertët tanë. Dhe bashkërenditja e promovimit me Komisionin Evropian të projektit në Bruksel është konfirmim evident i kësaj.