Kriza politike në Gjeorgji është temë kryesore e shtypit rus. Vendin mund ta shpëtojë nga revolucioni vetëm dorëheqja e Mihaill Saakashvilit, citon fjalët e opozitarëve gazeta “Труд” (“Trud”). Por një pjesë e ekspertëve gjeorgjianë është e sigurt, se Presidenti nuk do të largohet kaq thjeshtë. Politologu Soso Ciskarishvili në intervistën e vet dhënë për gazetën “Труд” (“Trud”) deklaroi, se në Gjeorgji ka shumë mundësi të përsëritet skenari i Lindjes së Mesme. “Ngjarjet e sotme janë shumë të rëndësishme, propozoi eksperti. Në vitin 2011 Saakashvili ose do të largohet, ose do të qëndrojë përgjithmonë në pushtet, sepse ai nuk do të përzgjidhet për një mandat të tretë”. Kurse politologu rus Sergei Markov mendon, se “forcat janë të barabarta dhe janë të mundshëm skenarë nga më të ndryshmit”. Ka shumë mundësi, që opozita të dalë hapur”.

Ceremonia e hapjes së monunmentit të gazetarëve televizivë sovjetik të rënë 20 vjet më parë, përkatësisht Viktor Nogin dhe Genadi Kurinov u organizua në Kroaci. Në momentin e heqjes së mbulesës së zezë, ranë në sy tekstet në gjuhën ruse dhe kroate që dallonin shumë për nga përmbajtja e tyre. Mbishkrimi në rusisht tregon, se në këtë vend në krye të përmbushjes së detyrës profesionale gjetën vdekjen gazetarët rusë. Kurse mbishkrimi kroat është i tillë: “Këtu në muajt e parë të Luftës së Madhe Patriotike anëtarët e njësive ushtarake serbe vranë në mënyrë makabre gazetarët rusë”. “Ne ramë dakort me ata, që ndërtuan këtë përmendore, se do të përpiloheshin dy tekste të njëjtë në rusisht dhe gjuhën kroat, u shpreh për botimin “Известия” ("Izvestia") gazetari televiziv rus Vladimir Mukusev. Aktualisht është vendosur, se nënshkrimet të jenë të njëjtë për nga përmbajtja.

Që nga momenti i eliminimit fizik të “terroristit № 1” nga ushtarakët amerikanë kanë kaluar tashmë tre javë. Në Uashington flitet, se sipas “Al-Qaedas” kjo goditje ishte kaq e fuqishme, sa ajo nuk do ta marrë veten shumë shpejt. Por ka dhe mendime të tjera. Drejtori i Institutit rus të fesë dhe politikës Aleksandr Ignatenko u shpreh për botimin “Коммерсант” (“Kommersant”), se me fshehjen e trupit të Bin Ladenit në Detin Arab, amerikanët dhanë ushqim të mirë për spekulime, midis të cilave është dhe supozimi, se lideri i “Al-Qaedas” është gjallë dhe mund të kthehet si Mesia. Duke përmbledhur mendimet e ekspertëve, mund të vijmë në përfundim, se me vdekjen e Bin Ladenit niveli i rrezikut terrorist, si minimum nuk po dobësohet, por po vjen duke u rritur.