Shkarko audiofailin

Rusia bëri një hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit ndërkombëtar. Moska ka ndërmend të nënshkruajë Konventën përkatëse të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Do të ndodhë kjo në takimin e Organizatës që do të mbahet më 25-26 maj në Paris.

Sipas dokumentit, vendet pjesëmarrëse të Konventës angazhohen të hetojnë rastet e korrupsionit dhe tentativat e blerjes, mitosjes së personave të huaj zyrtarë gjatë realizimit të marrëveshjeve, ujdive tregtare ndërkombëtare. Çdo shtet shfrytëzon gjatë kësaj nenet (artikujt) e legjislacionit kombëtar. Konventa u themelua në vitin 1997 dhe hyri në fuqi në vitin 1999. Që nga ajo kohë anëtarë të saj janë bërë 38 shtete.

Kryetari i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Hose Anhel Gurria (José Angel Gurría) më parë deklaroi, se bashkimi i Rusisë me Konventën është ngjarje e shënuar. Kjo do të ndihmojë për konsolidimin e përpjekjeve të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës në luftën kundër një prej problemeve më kryesore nevralgjike të botës bashkëkohore.

Pjesëmarrja në Konventë nuk është vetëm kontribut i Rusisë në luftën globale kundër korrupsionit. Ky është edhe një hap tejet i rëndësishëm për vendin në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Pa të zhvillimi modern i Rusisë nuk mund të avancojë me ritmet e duhura, tha javën e kaluar Presidenti Dimitri Medvediev gjatë fjalës së marrë në Shën Petersburg në mbledhjen e Forumit Ligjor Ndërkombëtar peterburgas. “- Korrupsioni është sfidë e përbashkët. Ai ekziston në të gjitha vendet. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur me qëllim që në nivel ndërkombëtar të merren vendime të drejtuara kundër komponentit të korrupsionit. Unë mendoj se Rusia duhet të vazhdojë zhvilimin e vet, të marrë pjesë në konventat kushtuar aktivitetit anti-korrupsion. Ne do ti ratifikojmë ato. Unë shpresoj shumë se, si përfundim, kjo do të ndikojë në çështjen e anëtarësimit tonë përfundimtar në organizata të tilla të rëndësishme ndërkombëtare si OBT dhe OECD”, - tha Presidenti i Rusisë.

0Nga ana e vet Hose Anhel Gurria (José Angel Gurría) shprehu bindjen e tij të thellë në lidhje me atë, se Rusia tashmë në një kohë fare të afërt do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Ai vuri në dukje se që nga fillimi i viteve 1990 Organizata ka mbështetur përpjekjet e Moskës për kalimin në modelin e ekonomisë së tregut. Dhe tani ajo shprehet e gatshme ta ndihmojë Rusinë në përparimin e saj drejt një niveli cilësisht të ri zhvillimi, theksoi José Angel Gurría.

Polina Çernica