Korporata raketoro-kozmike “Energia” po projekton një anije të re të pilotuar, duke përfshirë variantin e rëndë dhe të lehtë. Anija e rëndë mund të qëndrojë në fluturim autonom deri në 30 ditë, të çojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) disa herë më shumë aparatura shkencore, se sa aktualisht, dhe të përmbushë detyra të posaçme gjatë fluturimit. Varianti i lehtë do të krijohet për çuarjen e ekuipazheve në SKN sipas trajektores më të thjeshtë. Fluturimi për në stacion do të zgjasë deri në 24 orë.