Qeveria e Japonisë mori vendimin për krijimin e një komisioni të pavarur special për hetimin e avarisë që ndodhi në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”. Mendohet të përfshihen në këtë punë ekspertë të huaj, nga Rusia, SHBA-s, Franca, Kina, Korea e Jugut. Anëtarët e komisionit do të kenë të drejtën e marrjes në pyetje të ministrave, nëpunësve, pronarëve të elektrostacionit atomik-kompanisë energjetike “Tokyo Elektric Power”. Puna e specialistëve duhet të garantojë transparencë të plotë të hetimit të avarisë në këtë elektrostacion. Raporti paraprak i komisionit do të publikohet në dhjetor, ai përfundimtar deri në verë të vitit të ardhshëm.